Prej disa ditësh, Tirana nuk luan vetëm në fushë për të siguruar finalen katërshe sepse klubi bardheblu është i angazhuar edhe në një lojë “pokeri” sa mes përmbaruesit, bankave, zyrave dhe gjykatave. Ditën e djshme, përmbaruesi që ka kërkuar shitjen e 66 % të aksioneve për llogari të një personi të cilit Refik Halili i ka borxhe, njoftoi se në garë për të blerë aksionet e klubit ishte edhe vetë presidenti aktual. Një situata e pakuptimtë aq sa e qartë për disa që aludojnë se me kete infiltrim, Ridi kërkon që të monitorojë situatën dhe të bllokojë procesin. Por përtej kësaj situate, pyetja që lind është: A është normale që klubi më i titulluar i vendit të bëhet kryefjalë për humor tavolinash? Këtë e vuajnë më shumë se kushdo tifozët e Tiranës që titullin e tyre në shkallë e fitojnë çdo ndeshje, ndërsa në krahun tjetër, Refik Halili nuk po luan lojën më të qartë të mundshme dhe ky është një problem i madh për të ardhmen e bardhebluve.
Nga Pirro Bardhyli