Mrekullia e Superligës : lufta bëhet për vendin e 4-t, jo të parin!

Vite më parë, kur dikush nuk ishte mirë nga trutë, nuk thonin se është i sëmurë, por  thonin se është i çmendur. Edhe kampionati ynë,  në të cilin më shumë zhurmë bëjnë komentatorët në koment se sa tifozët në stadium , shpesh herë është pagëzuar si i çmendur. Nuk thonë që ka probleme me shëndetin mendor   apo që është me kartelë, si dikur ata që nuk mbanin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë “pacientin futboll”, nuk ka dyshim se kjo skema “Final 4” ishte më e gjetura. Ku do të gjenim dot një “mrekulli” tjetër, ku më shumë të luftohet për vendin e 4-t se sa për vendin e parë. Aq sa duket si lajthitje kur shikon   Egnatian që vazhdon t’ia mbathë, por po ta pyesësh ..nuk e di se ku po shkon dhe çfarë e pret.  Me këtë skemën e re, po të jesh i katërti ose i treti,  je më pranë titullit se sa i pari…

Sfidanti.al