Kristjan Asllani feston titullin kampion si tifoz dhe lojtar

Interi u shpall zyrtarisht kampion në Serie A, pas atij triumfi 1-2 në derbi ndaj Milanit. Për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani është natë speciale, pasi ka fituar titullin e parë në karrierë. 22-vjeçari u transferua nga Empoli në vitin 2021, për të kaluar te ekipi i zemrës. Pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe, Asllani luajti 20 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa në këtë edicion është aktivizuar në 18 sfida. Ky vit do të mbahet mend nga lojtari i Kombëtares, pasi ndaj Genoas realizoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me Interin, ndërsa sonte në derbi ndaj Milanit erdhi titulli i parë.

sfidanti.al