Barcelona pas katastrofës; tani Valverde rrezikon postin

Barcelona është në gjendje shoku pas eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Liverpuli. Një situatë kjo që ka tronditur ndjeshëm dhe pozitat e trajnerit Ernesto Valverde, madje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu vendosi të shtyjë cdo diskutim për të ardhmen e trajnerit kontrata e të cilit skadon në vitin 2020.

‘Do te ketë kohë për të reflektuar. Për të dytin vit radhazi përjetuam një mbrëmje katastrofë-tha Bartomeu duke mos e fshehur zhgënjimin-sigurisht trajneri do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë.
Ndërkaq, tifozët të pakënaqur nga loja pragmatiste dhe mbrojtëse të aplikuar nga Valverde ku këtë radhë nuk mjaftoi prania e Messit, kërkojnë largimin e tij

Sigurisht cdo vendim do të merret në fund të sezonit sepse Barcelona ka edhe një finale për të luajtur; atë të Kupës së Mbretit kundër Valencias. Por për momentin nuk qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e Valverdes, por nëse ai largohet atëherë do të krijohet një efekt domino për trajnerët që do të prekë një sërë klubesh me peshë evropiane ku protagonist mund të jetë edhe vetë ai katalanas.

sfidanti.al