Ditët e fundit në mediat italiane është folur shumë për sesionin fotografik shumë sensual në ngjyrat bardhezi të Vanda Narës dhe bashkëshortit të saj, sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi. Zhurma rreth këtyre fotografive ishte shumë e madhe dhe shkaktuan shumë polemika. tashmë kjo histori duket se është mbyllur dhe është vetë agjentja e futbollistit argjentinas që është mjaftuar me vetëm 2 fjalë për t’i dhënë fund këtij sesioni fotografik: The End.
Ishte kjo një cështje që Spalleti e kishte mbyllur me kohë duke thënë: ‘Mauro vjen në stërvitje i veshur me uniformën e Interit’, ndërkohë që vetë Vanda Nara që është edhe në rolin e opinionistes në programin Tiki Taka i kundërpërgjigjej me forcë kritikave të Fabio Kapelos pikërisht për këto foto ku Mauro Ikardi është totalisht i zhveshur
sfidanti.al