Vetëm Daei ka mbetur pa u kaluar nga “kanibali” Kristiano Ronaldo

Është padyshim një nga golshënuesit më të mëdhenj të historisë. Kristiano Ronaldo po i afrohet pa u ndalur kuotës së 700 golave në karrierë, shënuar për klubet dhe me kombëtaren, shifër që shumë pak yje në të gjitha kohët kanë arritur ta bëjnë. Me 3 golat ndaj Zvicrës, CR7-ta ka gjithsej 689 rrjeta, pra i duhen vetëm 11 të tjera për të arritur tek shifra “magjike”. Sidoqoftë, nëse llogariten edhe 18 herët që ka realizuar për kombëtaret portugeze të moshave (nga U15 deri tek U21), atëherë Ronaldo ka arritur në 707.

Me Portugalinë, numri 7 është në nivelin e 88 golave, realizuar në 156 ndeshje, që do të thotë se është i dyti në renditjen historike, i lënë pas vetëm nga ish-sulmuesi i Iranit, Ali Daei, që ka arritur deri në 109 gola në 149 takime. Kristiano, gjithsesi, nuk ka mesataren e gjigandëve të tillë si Pushkash, Gerd Myler apo Pele. Gjithsesi, Ronaldo ka arritur të shënojë ndaj 38 ekipeve të ndryshme kombëtare në karrierën e tij me Portugalinë, siç njofton UEFA.

Sfidanti.al