Tevezi: Ronaldo një manjak, Mesi kryevepër natyrore!

Karlos Tevezi ka pasur mundësi të punojë me të dy yjet më të mëdhenj të futbollit botëror të dekadës së fundit, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldo. Si i përkufizon argjentinasi yllin e sotëm të Juventusit dhe atë të përhershmin e Barcelonës?

“Ronaldo ishte i fiksuar pas palestrës, – tregon Tevez, – kur ishim tek Mançester Junajtid, dhe e kishim stërvitjen në orën 09.00, unë shkoja në klub në 08.00, por Ronaldon e gjeja aty. Vendosa të ndryshoj dhe të shkoj në 06.00 të mëngjesit, por përsëri e gjeta aty, të përgjumur, por ishte aty”. Kristiano, sipas Tevezit, donte të përsosej në gjithçka, prandaj praktikohej shumë, sidomos për formën e tij fizike dhe atletike.

Po Mesi? “Leo nuk ka shkuar kurrë në palestër, – thotë Tevezi, që e ka parë nga afër barcelonistin në kombëtare, – ai stërvitej vetëm për penalltitë, pasi e kishte pikën e tij të dobët. Dikur nuk gjuante penallti, tani po. Për të tjerat, ai ishte një talent i lindur”.

Sfidanti.al