NBA e femrave shpall kampionen, quhet Siatëll Storm

Emrin e ka “Stuhia” (Storm) dhe shkoi si stuhi e vërtetë drejt titullit kampion të vendit. Nuk ishte një titull dosido për Siatëll Stormin, por ai i NBA-së së femrave, duke e fituar për herë të tretë në histori. Finalja nuk zgjati aq shumë pasi Siatëlli triumfoi 3-0 me ndeshje ndaj Uashington Mistiksit (Mystics). Sfida e fundit përfundoi me diferencë, 98-82, duke vendosur fitoren.

Nëse tek meshkujt, Golden Stejti kishte yjet Kevin Durant e Stefën Kerri, Siatëlli pati gjithashtu yllin e vet, Briana Stjuartin (Breanna Stewart), ndihmuar nga Sju Bërd (Sue Bird). Stjuart shënoi 30 pikë në sfidën e fundit, ndërsa ekipi i saj fitoi titullin e tretë pas atyre në 2004 e 2010. Siatëllit i duhet edhe një sukses tjetër për të barazuar rekordin me 4 të Hjuston Kometsit.

Sfidanti.al