Me 750 milionë euro xhiro vjetore, Reali kalon Barçën

Beteja ishte e ashpër, por duket se klubi i kryeqytetit e ka më të lehtë që të fitojë. Reali i Madridit pati xhiro prej 748 milionë eurosh në sezonin e kaluar, 2017-2018. Me Barcelonën që u ndal këtë edicon në 686, klubi i presidentit Perez mund të quhet numri 1 në Spanjë dhe në Europë. Të ardhurat patën burime të ndryshme, që nga transferimi i futbollistëve (Morata), nga Championsi (mbi 86 milionë), nga turneu veror, Superkupa e Spanjës, Superkupa e Europës dhe Kupa e Botës për klubet, nga të drejtat televizive, nga shitja e suvenireve dhe nga stadiumi.

Ky nivel të ardhurash ka bërë që Reali të jetë më pranë kërkesave të UEFA-s për rregullat financiare, pasi shpenzon 71 për qind të parave për rrogat, në krahasim me 84 për qind të Barcelonës. Borderoja e pagave në “Bernabeu”, sipas “Markës” ishte vjet 534 milionë euro.

Sfidanti.al