Superliga e Europës, futbolli hyn që tani në Epokën e së Ardhmes

Një revolucion i ri po trondit themelet e futbollit të Europës. Disa nga klubet kryesorë kanë biseduar fshehurazi për krijimin e Superligës Europiane, një kampionat në nivel kontinental. Reali, Barça, Man. Junajtidi, Bajerni, Juventusi, Çelsi, Arsenali, Liverpuli, Paris SG, Man. Siti e Milani do të jenë skuadrat themeluese, ndërsa Atletiko, Interi, Dortmundi, Roma e Marseja do të jenë të ftuar.

Plot 16 klube kanë firmosur marrëveshjen, dhe kjo do të sillte fundin e Championsit të organizuar nga UEFA. Një lëvizje e madhe, natyrisht e bazuar në interes financiar, por krejt në logjikën e kohës, pra përparimtare.

Futbolli nisi si argëtim pas punës në uzina, dhe kaloi tek futbolli i ligave kombëtare, por sërish nuk ishte mjaft. Loja më popullore në botë kapërceu kufijtë e shteteve dhe u krijuan kompeticionet kontinentale, Kupa Libertadores në Amerikën e Jugut dhe Kupa e Kampionëve në Europë. Nevoja për njohje dhe identiteti gjithnjë e më shumë i përbashkët (së bashku me interesin e mirëfilltë) sollën krijimin e Ligës së Kampionëve, që më vonë u zgjerua me skuadra që nuk ishin kampione. Një triumf i klubeve më të rëndësishëm që nuk donin të luanin në “ngushtësinë” kombëtare, por deshën hapësirat europiane.

Tashmë, e ardhmja po troket përsëri në derë dhe Superliga Europiane është në prag, pavarësisht sesa kohë do të duhen që të krijohet.

Sfidanti.al