Sherri i derbit të Stambollit, “ç’ka barku, e nxjerr stadiumi”

“Ç’ka barku, e nxjerr bardhaku” thotë populli, ndërsa aksioma tjetër është që “hallet e njerëzve kuptohen në stadiumet e futbollit”. Kjo u kujtua pas sherrit të tmerrshëm që shpërtheu në derbin e Stambollit, Gallatasaraj-Fenerbahçe, që përfundoi 2-2 dhe në përfundim të të cilit, lojtarët iu sulën njëri-tjetrit, duke sulmuar, kapur për fyti e goditur.

Mjaftoi një tallje e sulmuesit Zhailson të Fenerbahçes me tifozët vendas në momentin që barazoi rezultatin, për të shkaktuar një sherr të madh. Sapo arbitri vërshëlleu përfundimin, lojtarët dhe stafi teknik i Gallatasarajit iu vërsulën Zhailsonit për ta ndëshkuar për talljen me tifozët e tyre. Një tension që nuk do të kishte arritur në këtë nivel në një ligë në Europën Perëndimore, por Turqia e këtyre kohëve padyshim është një vend i trazuar, me halle e me probleme. Ja pra, “ç’ka barku, e nxjerr stadiumi”!

Sfidanti.al