Milani “po dridhet” kokë e këmbë: Reali i Madridit i vë syrin Susos

Pjesëtari i përfaqësueses spanjolle, Suso, po zhvillon një sezon fantastik me bluzën e Milanit, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdenj, midis tyre edhe të Realit të Madridit. Suso, mbas 10 raundesh të zhvilluar në Serinë A, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asiste golash, kështu vetëm ai dhe Ronaldo kanë marrë pjesë direkt gjatë këtij sezoni në shënimin e 11 golave në kampionatin italian.
Media italiane shkruante pak kohë më parë se për Suson kanë treguar interesim Çelsi, Liverpuli dhe Totenhemi, kurse tani në garë për sigurimin e shërbimeve të tij u përfshi edhe Reali i Madridit.
Sfidanti.al