Roben, Boateng e Humels, Bajerni i lumtur para Frajburgut

Ndeshja e fundit në shtëpi ishte një katastrofë, por Bajerni nuk është nga ato skuadra që dorëzohen, aq më pak në Bundesligë. Bavarezët, pasi humbën 0-3 me Gladbahun, do të ketë mundësi të shlyejnë “fajin” para tifozëve me ndeshjen ndaj Frajburgut. Për më tepër, trajneri Niko Kovaç po merr lajme të mira nga stafi mjekësor.

Arjen Roben, Zherom Boateng dhe Mats Humels kthehen në skuadër pas dëmtimeve, duke i dhënë një dorë të mirë kroatit. Ishte momenti më i mirë për kthimin e tyre, pasi Tiago Alkantara u dëmtua në ndeshjen e Kupës në mesjavë.  “Nuk do të jetë e lehtë ndaj Frajburgut, – thotë Kovaç, – një skuadër e fortë që ka humbur vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit”.

Trajneri i Frajburgut, Shtrajh, ka humbur të 5 ndeshjet në fushën e Bajernit, por mbetet me shpresë. “Çdo gjë është e mundur, – shprehet ai, – çdo ndeshje ka historinë e vet, dhe ndoshta ne mund të fitojmë një herë këtu, përpara sesa unë të vdes”.

Sfidanti.al