“Mëkatari” Mertens i kujton Ançelotit se nuk ka “vdekur”

Dris Mertens u tha se ishte në vështirësi këtë sezon me Karlo Ançelotin. Belgu i mrekullueshëm po kritikohej disi, së bashku me polakun Milik dhe shqiptarin Elseid Hysaj, veçse ndaj Empolit tregoi se tifozët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Tre gola për 31-vjeçarit në fitoren 5-1 dhe lojë “qiellore”, dhe analistët e “La Gazeta delo Sportit” nuk ngurruan të pyesnin: “Po, si mund të luash pa Mertensin në ekip?”

Tashmë, numri 14 ka 7 gola në Serinë A, në 11 ndeshje të luajtura, dhe 8 rrjeta në 13 takime në sezon. Një mesatare që afrohet me atë të dy edicioneve më parë, kur realizoi 28 gola në 34 sfida në kampionat.

Vetë Ançeloti, njeriu që e kishte kritikuar më parë, i bëri lavdërime të mëdha. “Mertensi na nxorri nga vështirësitë, – tha trajneri, – ai është në një moment të madh, dhe bëri të mundur që ne të fitonim thellë edhe pse luajtëm më keq se Empoli. Jam i lumtur për të, por i zemëruar me skuadrën”.

Sfidanti.al