Parashikimi ishte që ky mund të qe viti i Atletikos. Fitorja e Superkupës së Europës përballë rivalit më të madh të mundshëm, Realit, ishte përgjigja më e mirë pozitive për këtë. Të besuarit e trajnerit Diego Pablo Simeone, pasi fituan Ligën e Europës në maj, dhe pasi u përforcuam mirë e mbajtën të gjithë yjet, ia dolën me autoritet ndaj kampionëve të Europës, në stadiumin e Talinit, në Estoni.
U duk se një epokë tjetër kishte filluar, jo nga ato të mëparshmet ku Reali mundej me një gol apo me penallti, apo kur humbej me penallti, dhe me 3 gola të pësuar në shtesë, si në finalen e Championsit në 2014.
Këtë herë u fitua 4-2, edhe pse pas kohës shtesë. Atletiko u tregua e fortë, dhe me një lojtar në formën më të mirë, e që mund të rezultojë vendimtar këtë edicion, Diego Kostën. Sulmuesi shënoi dy herë në 90’, fillimisht për avantazhin 1-0 në sekondën e 47-të, pastaj për barazimin 2-2. Në kohën shtesë, bardhekuqtë shënuan një stërgol me Saulin në 98’, dhe pastaj një tjetër me Koken në 104’, sërish me aksion të Diego Kostës.
Realit nuk i mjaftuan golat e Benzemasë dhe Ramosit me penallti, as prania në fushë e Bejlit dhe Modriçit. Largimi i Ronaldos duket se ka prishur punë. Ja formacioni i fituesve të Superkupës së Europës:
Oblak, Lukas, Godin, Saviç, Huanfran, Koke, Saul, Rodri Hernandez (Vitolo), Lemar (Tomas), Grizman (Korrea), Diego Kosta (Hoze Himenez). Tr. Simeone.
Sfidanti.al