Mesi s’e harron boterorin; ‘braktis’ përkohësisht Argjentinën

Argjentina do të luajë pjesën e mbetur të vitit 2018 pa kapitenin e saj, Lionel Mesin. Ylli i Barcelonës ka vendosur që të tërhiqet përkohësisht nga ‘Seleccion’ për të qartësuar idetë e sidomos për të harruar Botërorin e Rusisë ku ai dhe skuadra e tij dështuan në mënyrë të bujshme. Pavarësisht ndryshimeve në pankinë ku Horhe Sampaoli ia la vendin e tij Lionel Skalonit, Mesi u duk i vendosur në qëndrimin e tij.

Sulmuesi 31 vjecar zhvilloi disa takime me trajnerin Skaloni, por ky i fundit nuk mundi ta bindë atë që të jetë i pranishëm në ndeshjete e skuadrës bardhekaltër që do të luhen muajt e ardhshëm. Kujtojmë se Argjentina do të luajë dy ndeshje miqësore në SHBA, në 7 shtator me Guatemalën në Los Anxheles dhe në 11 shtator në Nju Jork. Mesi nuk do të jetë në këto dy ndeshje, por ai do të humbasë edhe sfidën me rivalët e Brazilit që Argjentina do ta luajë në tetor.

sfidanti.al