Zidan, te Mançester Junajtid në vend të Murinjos? Për ‘L’Equipe’ transferimi është i mundur

Zinedin Zidan, trajneri i ri i Mançester Junajtid? Për median franceze është një lëvizje mëse e mundur për t’u kryer. E përditshmja prestigjioze ‘L’Equipe’ në faqen e saj të parë shkruan: Zidan, një tundim anglez, artikull në të cilin theksohet se Mançester Junajtid është gati të lartgojë nha pankina Zhoze Murinjo për ta zëvendësuar me Zidanin që vjen pas triumfit në Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit për 3 vite radhazi.

Te Djajtë e Kuq duket se askush nuk e miraton sjelljen e Murinjos që është vënë në qendër të polemikave për shkak të ankesave të tij të vazhdueshme sidomos për lëvizjet në merkato të klubit anglez. për më tepër, portugezi duket se është në luftë me të gjithë aambienin e Mançester Junajtid sidomos me mesfushorin franceze Pol Pogba i cili në javët e fundit ka qenë edhe në shënjestrën e Barcelonës e të Juventusit. ‘L’Equipe’ thekson gjithashtu se kjo situatë e krijuar po monitorohet nga Zidan që përkufizohet si një person që është në kërkim të stimujve të rinj dhe Mançester Junajtid është një klub që e tërheq shumë atë.

sfidanti.al