Tre muaj pa De Brujnin, ky po është problem, Guardiola!

Për një kohë të gjatë pa atë që mund të quhet lojtari më i mirë i ekipit. Edhe një skuadër si Mançester Siti nuk do ta ketë aspak të lehtë të mbushë boshësinë e lënë nga dëmtimi i sapondodhur i Kevin De Brujnit. Pep Guardiola mori lajmin e hidhur pak minuta pasi mesfushori belg u fotografua duke ngritur pesha në palestër.

De Brujn dëmtoi ligamentet e gjurit dhe do të mungojë deri në 3 muaj, diçka e rëndësishme sidomos në Premier Ligë, pasi besohet se ky do të jetë një sezon me konkurrencë të shtuar nga Liverpuli, por ndoshta edhe nga Mançester Junajtidi, Çelsi apo Totenhemi. Përsa i përket Championsit, puna pret, pasi Siti është nga ata ekipe që e kalojnë fazën e grupeve edhe pa një yll si De Brujn, medalist bronzi në Kupën e Botës.

Sfidanti.al