Nuk është një ndeshje zyrtare dhe nuk përfshihet në kalendar. Gjithsesi, “Trofeu Gamper”, për nder të themeluesit dhe presidentit të parë të Barcelonës, mbetet i rëndësishëm në “Kamp Nou”. Mbi 70 000 tifozë u mblodhën në stadiumin mitik për sfidën me Barçës e Boka Juniorsit, e cila përfundoi 3-0 për vendasit. Malkolm, Mesi dhe Rafinja ishin autorët e golave, me trajnerin Valverde që provoi shumë zëvendësime.
Barcelona e nisi me formacionin Ter Shtegen, Sergi Roberto, Pike, Ymtiti, Miranda, Rakitiç, Arturo Vidal, Kutinjo, Mesi, Munir e Malkolm. Në pjesën e dytë të gjithë këta u ulën në stol dhe formacioni i ri ishte: Çilesen, Semedo, Lengle, Vermelen, Buskets, Rafinja, Riki Puig, Artur, Alkaser, Dembele, Luis Suarez! Vërtet që Valverde ka dy skuadra në dispozicion dhe Mesi premtoi se do të bëhej çmos për të fituar Championsin.
Sfidanti.al