Shpërthen Abramoviç, stadiumi i ri “Stemford Brixh”..1 MILIARD sterlina!

Klubi i Celsit e ka rritur dyfish çmimin e projektit për ndërtimin e stadiumit të ri ,“Stemford Brixh”, duke e bërë atë stadiumin më të shtrenjtë në Evropë. Pronari i “bluve” të Londrës, Roman Abramoviç, ka arritur një marrëveshje me një biznesmen kinez rreth ketij projekti që do të kushtojë pothuajse 1 (një) miliard sterlina, shumë kjo e barabartë me atë që ky tajkun (pasanik) rus ka investuar te Celsi që nga ardhja e tij në krye të këtij klubi londinez.

Shpenzimet për këtë stadium të ri do t’i kalojnë ato që ka shpenzuar Totenhemi që, sezonin e ardhshëm, do të luajë në një stadium të ri me vlerë prej 800 milionë sterlinash. Stadiumi i ri, “Stemford Brixh”, do të ketë një kapacitet prej 60 000 ndenjësesh, por ai nuk do të ndërtohet deri para vitit 2024.

Sfidanti.al