Duket se shkuan bosh fitoret ndaj tenistit nr.1 të botës, Rafael Nadal, madje, edhe kundër tenistit më të mirë të botës, Rozher Federer, pasi tenisti belg, David Gofin, nuk pati fuqi që të përballonte tenistin bullgar, Grigor Dimitrov, që u bë fituesi sensacional i turneut përmbylles të mjeshtrave të Londrës. Sidoqoftë, triumfi i Dimitrovit nuk ishte ndonjë e papritur e madhe, nëse gjykohet nga rezultatet që ai arriti në Londër, duke qenë se ai nuk humbi asnjë ndeshje. Ai e mundi 2-0 me sete Gofinin edhe në fazën e grupeve.
Në finale, Dimitrovi fitoi setin e parë 7-5, por tenisti belg u kthye në lojë, duke fituar setin e dytë 6-4 dhe u duk se ai fitoi një epërsi psikologjike, por, sidoqoftë, loja e tij ra në gejmin e 6-të. Dimitrovi e fitoi setin e tretë 6-3 dhe të gjithë ndeshjen 2-1, duke siguruar trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij. Që sot, Dimitrovi është tenisti nr.3 në botë dhe, kështu, ai do ta mbyllë edhe të gjithë vitin që përbën suksesin e tij më të madh në ranglistën e ATP-së.
Sfidanti.al