Nuk i ka ende numrat e një Jan Rashi apo Roxher Hanti, dhe me gjatë nuk do t’i ketë kurrë, por kjo nuk i prish punë. Mohamed Salah ka hyrë në historinë e Liverpulit me arritjet e tij dhe ndërsa mbërriti kuotën e 150 golave për të kuqtë, mund të nxirren disa përfundime. Sulmuesi egjiptian ka mesatare më të mirë gola për ndeshje sesa të gjitha legjendat e mëparshme të “Anfildit”. Rash ka vërtet 346 gola, por i ka realizuar në 660 ndeshje, që do të thotë 1.91 ndeshje për një gol. Hant ka 285 rrjeta, me mesataren 1.73 ndeshje për gol, ndërsa Gordon Hoxhson ka 241 gola me mesataren 1.56 ndeshje për gol. Salahu është në 150 gola dhe me mesataren 1.55 ndeshje për gol. Ai është vetëm 1 gol larg vendit të 9-të në renditjen e të gjitha kohëve (Harri Çembërs) dhe 8 gola larg Majkëll Ouenit, ndërsa ish-kapiteni Stiven Xherrard është ende 36 rrjeta larg.
Sfidanti.al