Edhe finalja e Championsit në Shën Peterburg rrezikohet nga kriza ukrainase!

UEFA është duke menduar që të ndryshojë vendin e organizimit të ndeshjes që vendos fituesin e trofeut të madh. Nuk dihet se kur kanë nisur drejtuesit e saj ta mendojnë diçka të tillë, pore curia e situatës në Ukrainë ka nisur të ndikojë në mbajtjen e finales në Shën Peterburg. Edhe pse kryeqyteti i dytë i Rusisë është larg kufirit ukrainas, sërish UEFA gjykon se nëse do të ketë përshkallëzim të situatës, atëherë siguria nuk mund të garantohet as në brigjet e Nevës dhe të Detit Balltik. Për momentin, gjithçka mbetet siç ishte, ndeshja do të luhet në “Gazprom Arenë” në 28 maj. Gjithsesi, shqetësimi është rritur pasi Rusia njohu pavarësinë e Republikave të vetëshpallura në Donjeck dhe Lugansk dhe pasi presidenti rus Putin urdhëroi trupat ruse të hynin në këto republika si forca paqeruajtëse.

Sfidanti.al