Pse Brozoviç refuzoi 8 milionë në vit tek Barça, kundrejt 6 milionëve tek Interi?!

Ajo që tifozët e shpresonin të ndodhte shpejt, më në fund ngjau. Marcelo Brozoviç rinovon me Interin deri në vitin 2026, duke dhënë një lajm të madh e ndoshta mund të ndihmojë që zikaltërit të dalin nga kriza e rezultateve. Lajme të tilla shpesh ndihmojnë për këtë gjë. Kroati 29-vjeçar pranoi rinovimin me rrogë 6 milionë euro në sezon, ndërsa është paksa mister se përse hodhi poshtë Barcelonën që ofroi 8 milionë euro në sezon. Me gjasë, tek Interi është i përshtatur, ndërsa në “Kamp Nou” mund të ndjente vështirësi në stilin e lojës, me skemën 4-3-3 ndërsa atje janë lojtarë si Pedri, Buskets apo Gavi. Mesfushori i mor në 2015 nga Dinamo e Zagrebit, dhe në 2016 u bë plotësisht lojtar zikaltër kundrejt 5 milionë eurove. Kontrata e tij e parë vlente deri në 2018, pastaj rinovoi deri në 2022.

Sfidanti.al