Në Ndeshjen e Yjeve ishte si gjithnjë shumë lart. Nuk shënoi dot aq shumë sa Stefën Kërri apo edhe Janis Adetokumbo, por gjithsesi realizoi plot 24 pikë dhe bëri edhe shumë gjëra të tjera. Lebron Xhejms nuk mund të mos jetë ndër më të mirët dhe kështu ndodhi në Arenën e Klivlendit. Legjenda e basketbollit thelloi rekordin e tij si lojtari që ka shënuar më shumë pikë në Ndeshjet e Yjeve me 413, shumë më tepër sesa Kobra Brajant apo Majkëll Xhordan, që kanë më pak se 300. Në intervistën pas ndeshjes, ai theksoi se mund të jetë në NBA edhe në sezonin 2024-2025, kur të ketë mbushur 39 apo 40 vjeç. “Unë dua të luaj në NBA me djalin tim, me Bronin, – tha ai, – dua që vitin tim të fundit të karrierës të luaj këtu me djalin, pavarësisht se kur mund të jetë kjo gjë, dhe në cilindo ekip që ai të jetë”. Duke u kthyer tek Ndeshja e Yjeve, Lebroni shënoi koshin vendimtar për rezultatin 163-160.
Sfidanti.al