Ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit që të dy nuk do të jenë në fushë, pasi kapiteni ende nuk e ka marrë veten plotësisht, ndërsa sulmuesi 33-vjeçar është sërish i sëmurë me koronavirus. Tomas Myler doli për herë të dytë pozitiv, pasi i ndodhi për herë të parë në shkurt 2021. Ai do të izolohet dhe do ta humbasë, sipas të gjitha gjasave ndeshjen e së shtunës ndaj Frankfurtit në kampionat, ndërsa Bajerni do të synojë të ruajë ose të shtojë diferencën 6-pikëshe në krye. Kapiteni Manuel Nojer ndërkaq është kthyer në sërvitje dhe thotë se “gjithçka po shkon sipas planit”. Sidoqoftë, portieri nuk do të jetë as në ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Salcburgut. Sa për Korenten Tolisonë, ai ka dëmtim të lehtë, ndërsa bavarezëve u mungojnë edhe Gorecka, Koman dhe Dejvis.
Sfidanti.al