Reali e do Poçetinon në “paketë” me Kilian Mbapenë!

Nuk e kanë keq futbollistët e Mançester Junajtidit që kërkojnë pikërisht argjentinasin si trajner në ekipin e tyre sezonin e ardhshëm. Nëse klubi në “Old Traford” vlerëson më shumë Ten Hagun e Ajaksit, lojtarët kanë nuhatje më të hollë dhe kjo duket se po ndodh edhe me Kilian Mbapenë. Mediat europiane shkruajnë se Reali i Madridit po mendon të marrë edhe Maurisio Poçetinon bashkë me sulmuesin francez për edicionin që vjen. Madrilenët kanë për momentin një emër të lavdishëm si Karlo Ançeloti, por ndoshta mund të sakrifikojnë në mënyrë që të bindin plotësisht Mbapenë. Kampioni i botës paska një raport të veçantë me teknikun argjentinas.

Sfidanti.al