Vështirë se mund të dalë ndonjë trajner që t’i tregojë “arat” katalanasit kur vjen puna për lojën sulmuese dhe dominuese. Për këtë mjafton të shohëh sesi luanin dhe luajnë skuadrat e tij, Barcelona, Bajerni dhe Mançester Siti. Gjithsesi, Antonio Konte është nga ata që “i bien murit me kokë” dhe vendosi ta kundërshtonte analizën e Pep Guardiolës për sfidën Siti-Totenhem. Guardiola tha se “Spërsat janë ekip shumë i rrezikshëm në kundërsulm dhe këtë e bënë mirë”, por Konte mendon ndryshe. “Kundërsulme, më duket se jo”,- shkruajti italiani në Instagram, duke postuar videot e golave.
Sfidanti.al