Në fillim u duk se do të ishte mbrëmja e të mëdhenjve, dhe skuadrat e shquara nga Anglia dhe Italia e hodhën një hap drejt 8 më të mirave. Juventusi shënoi që në sekondën e 32-të në fushën e Vijarrealit me anë të Dushan Vlahoviçit, ndërsa Çelsi kaloi në epërsi në 8’ falë gjermanit Kai Haverc. Më pas, blutë e Londrës shënuan edhe rrjetën e dytë pas pushimit me autor Kristian Pulishiçin (63’), ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk e mbajti dot fitoren në duar. Dani Pareho barazoi për spanjollët në 66’. Në “Stemford Brixh”, sidoqoftë anglezët nuk ishin aq këmbëngulës sa francezët e Lilës që bënë 15 gjuajtje ndaj 9 të vendasve.
Gjithsesi, një mbrëmje e mirë për gjigandët, me kampionët e Europës dhe të Botës që janë shumë pranë çerekfinaleve të Championsit, dhe me Juventusin që barazimin jashtë fushe duhet ta konsiderojë të mirë, pasi do të ketë më shumë shanse për të fituar në Torino. Veçse, goli në fushë kundërshtare nuk vlen dyfish sipas rregullave të reja. Këto fitore u shtohen atyre të javës së kaluar kur Paris SG mundi 1-0 Realin, Liverpuli fitoi 2-0 në fushën e Interit, Mançester Siti ia doli 5-0 në Lisbonë ndaj Sportingut dhe Salcburgu e Bajerni barazuan 1-1. Nesër luhen sfidat Atletiko Madrid-Mançester Junajtid dhe Benfika-Ajaks.
Çelsi (3-5-2): Mendi, Kristensen, Tiago Silva, Rydiger, Azpilikueta, Kante, Kovaçiç (Loftus-Çek 51’), Marko Alonso (Sarr 80’), Zijeç (Saul 60’), Haverc, Pulishiç (Verner 80’). Tr. Tuhel
Juventusi (4-4-2): Shezni, De Shilio (Pelegrini 87’), Danilo, De Ligt, Sandro (Bonuçi 46’), Kuadrado, Lokateli (Artur 71’), Rabio, Mekkeni (Zakaria 81’), Vlahoviç, Morata. Tr. Alegri
Sfidanti.al