Ronaldo, karton i kuq në debutimin me Juven në Champions

Kristiano Ronaldo u përjashtua në mënyrë të pabesueshme në ndeshjen debutuese në Champions me skuadrën e tij të re, Juventusin. Ylli portugez mori kartonin e kuq në minutën e 29-të, madje ishte e kuqe direkte, pasi u duk se goditi me grusht Murijon. Gjyqtari gjerman, Feliks Brih (Brych) nuk ngurroi aspak ta bënte veprimin. Ky ishte i kuqi i parë i CR7-ës si lojtar i Juves, por i 11-ti në karrierë, pasi ka dalë disa herë jashtë me Realin apo edhe me Mançester Junajtidin. Në të kundërt, Lionel Mesi, ka marrë vetëm 1 karton të kuq në karrierë.

Sfidanti.al