Revolucion te Barcelona; zbulohen fanelat si Kroacia

Barcelona po behet gati per nje revolucion dhe nuk ka te beje fare me Lionel Mesin. Ne fakt Bartomeu nuk ka mdermend ta shese argjentinasin por t’i veshe nje fanele te re, atij ashtu edhe pjeses tjeter tjeter te skuadres. E perditshmja katalanase ‘Sport’ ka zbuluar fanelen qe lojtaret e Barcelones do te perdorin ne sezonin 2019/20.

Ndryshe nga sa kemi pare gjithe keto vite fanela e re e Barcelones nuk do te jete me vija horizontale apo vertikale, kuq e blu, por me kuadrate si e stilit te perfaqesueses kroate. Fanela e re e krijuar nga Nike ne shpatulla do te jete me ngjyre blu. Kjo do te jete hera e pare ne historine e klubit qe fanela nuk do te kete as vija vertikale e as horizontale.

Duket se bordi drejtues i Barcelones e ka miratuar kete ide te re Nike per nje fanele te kampioneve te Spanjes me kuadrate kuq e blu. Nje zgjedhje kjo qe duket se ka kenaqur edhe Ivan Rakitic  qe u kishte kerkuar drejtuesve te Barcelones nje ‘detaj’ qe ta lidhe me shume me klubin pervec rritjes se pages sigurisht.

Sfidanti.al