Argjentina ka tani një mbrojtës që shënon, me Ajaksin në Champions

Kombëtarja argjentinase u sulmua shumë në Botëror se nuk kishte mbrojtje për të qenë, por pikërisht njëri nga mbrojtësit e kritikuar duket se po bën kthesë. Ky është Nikolas Taliafiko që e tregoi veten tepër të aftë në sulm, në nisje të Championsit. Ai realizoi dy gola për Ajaksin, në fitoren 3-0 në Amsterdam ndaj AEK-ut të Athinës.

Në moshën 26-vjeçare, Taliafiko duket se po arrin kulmin e karrierës, për të plotësuar profecinë që e quajti “Havier Zaneti i ri” që në vitin 2011, kur ishte 19 vjeç. Në Europë që nga janari 2018, argjentinasi po rritet profesionalisht dhe nuk do të ishte çudi që të kalonte në një nga ligat e mëdha europiane.

Sa për ndeshjen e Championsit, përveç Taliafikos, shënoi edhe zëvendësuesi Doni van de Bek, dhe Ajaksi e kaloi mirë provën, me një skuadër me shumë mungesa. Kapiteni De Ligt ishte i dëmtuar, ndërsa në ekip ishin Huntelar apo Blind. Holandezët kthehen në Champions për herë të parë pas 4 vitesh, ndërsa grekët kishin më shumë se një dekadë jashtë kompeticionit.

Sfidanti.al