Pse Mesi është mbi CR7-ën? Ka më shumë gola pa penallti në më pak ndeshje!

Statistikat nuk gabojnë dhe i mbiquajturi “Pleshti” vazhdon marshimin e tij, ndonëse për numrin total të rrjetave mbetet prapa portugezit. Me realizimin nga aksioni për Paris SG ndaj Lajpcigut, Lionel Mesi arriti në 654 gola në karrierë duke përjashtuar penalltitë. Kristiano Ronaldo për momentin ka 653. Më i rëndësishëm fakti se argjentinasi i ka shënuar këta gola në shumë më pak ndeshje, në 940 të tilla ndaj 1083 të CR7-ës, pra duke luajtur 143 ndeshje më pak. E qartë që mesatarja gol për ndeshje është shumë më e lartë për Leon.

Sfidanti.al