Një miliarder rus realizon shitjen më të madhe në NBA

Miliarderi rus, Mihail Prohorov, më 2010 bleu klubin amerikan Nju Xhersi Nets dhe atë kohë ai menjëherë u shpërngul në Bruklin me premtimin se do të martohej, nëse klubi i tij do ta fitonte titullin gjatë pesë viteve të ardhshëm. Prohorovi sot e kësaj dite është beqar, por shumë më i pasur nga shitja e franshizës së Netsave. Më 2010, Prohorovi bleu 80 për qind të aksioneve, kurse më 2015 edhe 20 për qind të aksioneve që kishin mbetur.

Sidoqoftë, para dy vitesh, 49 për qind të aksioneve të klubit të mësipërm ai ia shiti miliarderit tajvanez, Xhozef Cai, për 1 miliard dollarë, ndërkohë që tani i i shiti atij edhe pjesën e mbetur prej 51 për qindësh të aksionevepër 1,35 miliardë dollarë të tjerë.

Kështu Prohorovi fitoi gjithsej 2,35 miliardë dollarë dhe klubi i Netsave u bë franshiza sportive amerikane më e shtrenjtë në histori. Deri tani, rekordin e mbanin klubi Hjuston Rakets dhe klubi NFL i Karolinës, Panters, që u shitën 2,2 miliardë dollarë. Miliarderi tajvanezCai (55 vjeç) është bashkëthemelues dhe bashkëpresident i kompanisë së njohur globale të tregtisë përmes internetit, Alibaba, që vlerësohet në 10,2 miliardë dollarë.

Sfidanti.al