Mane i fal mbledhësit të topave “momentin e jetës”!

Futbollisti i Liverpulit, Sadio Mane, bëri një veprim fantastik mbas ndeshjes së Superkupës evropiane që “të kuqtë” e fituan mbas ruletës së penalltive kundër Çelsit.

Senegalezi, në fakt, u zëvendësua gjatë njerës nga shtesat e ndeshjes dhe pjesën e mbetur të saj e ndoqi nga stoli i rezervave.Kur po qëndronte ulur në stolin e rezervave, ai vendosi që ta bëjë të lumtur një nga djemtë që mblidhnin topat jashtë fushës.

Mane me një fytyrë serioze e thirri me gisht djalin e ri dhe, kur ky i fundit u afrua, i qeshi atij dhe i dha bluzën e vet. Vetëm ta shihnit shprehjen e fytyrës së djalit që kështu përjetoi “momentin më historik të jetës së tij”.

Mane bëri një veprim të zakonshëm për të, por që djali nuk do ta harrojë kurrë gjatë të gjithë jetës së tij.

Sfidantia.al