Nga Selta tek Selta, pas 65 vjetësh Realit i japin 3 penallti në një ndeshje

Për herë të parë (e ndoshta për herë të vetme), Madridi merr këtë “dhuratë” nga gjyqtarët. Kishte ndodhur në sezonin 1957-1958, që një ekip fitonte 3 penallti në një ndeshje, ashtu siç ndodhi këtë të shtunë në stadiumin “Balaidos” të Vigos. Interesant fakti se edhe atëherë, 65 vjet më parë, madrilenët fitonin 3 penallti në një ndeshje ndaj Seltës. Ka vetëm 4 raste në La Ligë që janë dhënë tre 11-metërsha në një sfidë të vetme, rastet e tjera janë në 1935-1936 për Espanjolin dhe në 1951-1952 në favor të Valencias. Madrilenët kanë përfituar 10 penallti këtë sezon, duke qenë ekipi më i “favorizuar” nga arbitrat. Në vend të dytë është Sevilja me 8, ndërsa Barcelona ka “vetëm” 7 (veçse nuk ka asnjë 11-metërsh kundër). Përsa i përket realizueshmërisë, Reali ka shëuar vetëm 7 nga 10 penallti, ndërsa Barça ka efikasitet 100 për qind, me 7 gola në 7 penallti.

Sfidanti.al