Benzema barazon Di Stefanon në La Ligë, hapi i radhës është Rauli

Dy golat ndaj Seltës mund të kenë krijuar polemike (ndonëse dy penalltitë e tyre u duk se qendronin), por për sulmuesin ishin të rëndësishme jo vetëm për pikët e fituara. Karim Benzema barazoi Alfredo Di Stefanon për rrjetat e shënuara në La Ligën e Spanjës, duke pasur të dy nga 216. Përpara francezit janë vetëm Raul Gonzales me 228 dhe Kristiano Ronaldo me 312. Këtë edicion, Benzemaja ka 34 gola duke qenë ky rekordi i tij me klubin madrilen. Në total, sulmuesi francez ka 313 gola për Realin në 594 ndeshje, duke qenë në vend të tretë pas Ronaldos që ka 450 dhe Raulin me 323. Ai i la pas 308 golat e Di Stefanos pak javë më parë.

Sfidanti.al