Vallë Çelsit i rrezikohet kualifikimi në Champions ndaj Arsenali e Totenhemi?!

Një garë e fortë po zhvillohet mes dy ekipeve londineze për vendin e katërt, por një krizë e mundshme e Çelsit mund të bëjë që edhe Blutë e trajnerit Tomas Tuhel të hyjnë në këtë “valle”. Totenhemi fitoi 5-1 ndaj Njukasëllit në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë duke arritur në 54 pikë në renditje, po aq sa Arsenali që e ka sot ndeshjen në fushën e Kristël Palasit. Spërsat ia dolën edhe pse Harri Kejn këtë herë nuk shënoi asnjë gol. Dejvis, Doherti, Son, Emerson dhe Bergvajn ishin autorët e rrejetave. Diferenca e pikëve me Çelsin ende mbetet, por jo edhe aq e madhe, dhe kaosi i shitjes së aksioneve mund të ndikojë tek “blutë” dhe mund të rrezikojë t’i lerë jashtë Championsit. Totenhemi ka 54 pikë, po aq sa Arsenali, veçse “topçinjtë” kanë luajtur dy ndeshje më pak (28 nga 30). Uest Hemi dhe Mançester Junajtidi kanë ende ndonjë shans për të hyrë në zonën Champions, por nuk e kanë veten në dorë, varen nga gabimet e ekipeve që janë sipër tyre. Renditja: 3. Çelsi 59 (29 ndeshje), 4. Totenhemi 54 (30), Arsenali 54 (28), Uest Hemi 51 (31), Man. Junajtidi 51 (30).

Sfidanti.al