Hera e parë që Mesi, Mbape dhe Nejmar shënojnë bashkë në një ndeshje

Treshja e madhe fitoi më në fund faljen e publikut pas fitores 5-1 ndaj Lorienti në Ligën e Parë të Francës. Eliminimin nga Reali në Champions nuk do ta harrojnë kurrë, por gjithsesi tifozët brohoritën heronjtë e tyre që po shkojnë drejt titullit në Francë. Kjo ishte ndeshja e parë që treshja Mesi-Mbape-Nejmar, shënojnë gol që të gjithë. Dy gola u shënuan nga Kilian Mbape dhe Nejmar, ndërsa një rrjetë nga Lionel Mesi. Pavarësisht nga kritikat për argjentinasin, statistikat tregojnë se ai ka kontribuuar në 20 gola në 24 ndeshjet e fundit të PSG-së. Për Mesin ky është vetëm goli i 3-të në këtë kampionat francez, i 8-ti për parizienët këtë sezon, goli i 680-të për ekipet e klubeve dhe i 761-ti gol në karrierë.

Sfidanti.al