“Magjistari” i ri në “Kamp Nou”, Pedri kërkon direkt vendin e parë

Në Katalonjë nuk kanë asnjë dyshim. Një “mbret” u largua (Lionel Mesi), por një i ri ka lindur dhe ky është Pedri. Mediat barceloniste e cilësojnë “magjistari i ri në “Kamp Nou”, që është në gjendje të bëjë mrekulli dhe të sigurojë fitoret”. Vetë mesfushori, autori i golit të suksesit 1-0 ndaj Seviljes është tepër ambicioz. “Është një çmenduri të luash në këtë stadium, – thotë ai, – përpara tifozëve më të mirë në botë. Jemi në vend të dytë dhe do të kërkojmë të dalim të parët. E dimë se është e vështirë të fitohet titulli, por jemi Barcelona dhe na takon ta provojmë deri në fund. Reali nuk e ka të lehtë, ndaj duhet ta ndjekim”. Skuadra e Ksavit ka fituar 34 nga 42 pikët e fundit dhe Pedri thotë se “po na del me sukses gjithçka, jemi përmirësuar dhe lojtarët që kanë ardhur në janar po na ndihmojnë”.

Sfidanti.al