Në pranverë dueli Tajson Fjuri-Entoni Xhoshua, braktiset Diontej Uajlder!

Ishte llogaritur për t’u zhvilluar në dhjetor, dhe mund të quhej një sfidë interesante. Edhe pse Tajson Fjuri cilësohej si superior ndaj Diontej Uajlderit, sërish ndeshja për titull e peshave të rënda në boks u vendos të braktisej, për t’i lënë skenën një dueli shumë më të madh. “Lufta finale” do të jetë ajo nes Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshua, për momentin dy boksierët më të mirë të peshave maksimale profesioniste. Një përballje mes dy anglezëve pritet me interes të madh dhe mendohet se do të zhvillohet pranverën e ardhshme. Planet janë që Fjuri e Xhoshua të zhvillojnë ndeshjet e tyre për të mbrojtur titujt përpara Krishtlindjeve, me ata që janë caktuar si sfidantët zyrtarë sipas federatave. Pritet që lufta të zhvillohet në Uembli, por mund të zhvendoset në Lindjen e Mesme ose në Kinë nëse nuk hiqen kufizimet për tifozët.

Sfidanti.al