Quhet Iga Shviontek (shkruhet Sviatek), e lindur në Varshavë të Polonisë në 31 mars 2001, dhe është bërë fenomeni i ri i tenisit të femrave në të gjithë botën, duke synuar tituollin në “Rolan Garos”. Në Paris eleminoi një teniste shumë të fortë si rumunen Simona Halep, madje me shifrat 6-1 e 6-2, e po ashtu një lojtare kopertinash si Euzheni Busharin, po 2-0 me sete (6-3, 6-2). Mundi argjentinasen me origjinë ukrainase, Nadia Podoroska, në gjysmëfinale, dhe do të kërkojë titullin në finalen ndaj amerikanes Sofia Kenin. Polakja 19-vjeçare triumfoi thellësisht 6-2 e 6-1.
Përpara finales, ajo tregoi se kishte një idhull nga tenisti i meshkujve. “I vetmi lojtar që unë kam ndjekur në televizor kur isha më e vogël është Rafael Nadal, – tha ajo, – ai është lojtari im i preferuar. Më pëlqen shumë dhe i uroj gjithë të mirat, shpresoj ta fitojë Rolan Garosin”. Logjika ta thotë se Shvionteku e pëlqen shumë Nadalin, si “Mbretin e Dheut të Kuq”, duke qenë që edhe vetë e ka sipërfaqen e preferuar.
Sfidanti.al