Futbolli do shumë durim, por kjo vjen edhe nga përvoja. Për fat, Masimiliano Alegri është nga ata që e ka eksperiencën, ashtu si edhe ambienti i Juventusit, sidomos kur vjen puna për Serinë A. “Napoli? – u pyet trajneri juventin pas fitores në Veronë, – ka kohë. Duhet bërë durim, pasi kampionati do të zgjidhet në javët e fundit. Duhet të jemi brenda të gjithë objektivave”. Për teknikun bardhezi, lufta për titull nuk është vetëm Napoli-Juve.
Çfarë ndodhi me Paulo Dibalën që nga “bidon” (të na e falë ekzagjerimin) u kthye sërish në “kampion”? “Në futboll, – thotë Alegri, – ana psikologjike është kryesorja. Edhe vetë Paulo e dinte se po kalonte një moment të vështirë, por rëndësi ka që u kthye tek goli. Nuk dua të bëj krahasime, pasi vetëm dëmtojnë, por në të ardhmen aid he Nejmar do të jenë më të mirët në botë”. Juventusi nuk shkëlqeu në Veronë, por gjithsesi fitoi. “Duhet të rregullojmë ende shumë gjëra, pasi bëmë shumë gabime”, – pohon Alegri.
Në “Bentegodi” shënoi Matyidi për Juven në 6’, barazoi Kaseres në 59’, por për fat ishte Dibala me dy gola në 5 minuta (72’, 77’) dhe renditja është kjo: Napoli 48 (golat 42-13), Juve 47 (golat 48-15), Inter 41, Roma 39 (-1), Lacio 37.
Sfidanti.al