Barcelona – me të gjitha forcat në kërkim të Kutinjos!

Liverpuli, verën e kaluar, u tregua mjaft kokëfort, duke refuzuar që ta shiste, madje, edhe për mbi 100 milionë euro futbollistin e vet brazilian, Felipe Kutinjo. Edhe Barcelona u tregua këmbënguëlse, duke dhënë oferta, gjithnjë e më të mëdha, por, në fund, u dorëzua dhe hoqi dorë. Dukej se edhe vetë Kutinjo u zhgënjye që nuk shkoi dot, verën ekaluar, te Barcelona, por, sidoqoftë, më vonë, ai e mblodhi mendjen, iu kthye detyrimeve dhe filloi të luajë, madje, edhe më mirë, sesa sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë nëntë asistenca.

Sidoqoftë, këtë dimër, Barcelona, duke ecur e sigurt drejt titullit të kamponit në La Ligë, do të përpiqet me të gjitha mënyrat që tasjellë Kutinjon në “Kamp Nou”. Majde, thuhet se përfaqësues t saj do të shkojnë mbas Vitit të Ri në Liverpul, ku do të takohen me funksonarë të këtij të fundit, me qëllim për të biseduar për transferimin eventual të Kutinjos. “Sporti” katalonjas shkruan se Liverpuli kërkon, të paktën, 140 milionë euro për Kutinjon. Kjo shumë e madhe do të mund të përdoret nga “të kuqtë” që të kompesojnë blerjen e shtrenjtë prej 84,4 milionë eurosh të mbrojtësit holandez, Virxhil Van Dajk.

Sfidanti.al