Toti: “Mesi është më i mirë, por mos i thoni gjë Ronaldos”!

Legjenda italiane dhe evropiane e futbnollit, Françesko Toti, bëri këto ditë një deklaratë, duke theksuar se futbolli,gjatë viteve të fundit, po mbivlerësohet shumë dhe se shumat e mëdha të kapitaleve që qarkullojnë në tregun e futbollistëve nuk tregojnë gjendjen e vërtetë të futbollit në kohën e sotme. Kapiteni i paharruar i “ujkonjës” është njeriu që ka fituar respektin e madh të opinionit publik sportiv për atë që ka bërë në fushë, ndërkohë që besnikëria e tij ndaj Romës bie në një kontrast mjaft të madh me atë që bëjnë, sot, mjaft yje që nuk e dinë se çfarëështë lojaliteti dhe ndjekin paratë. Sipas Totit, futbolli, më parë, ështrë luajtur shumë më mirë dhe më bukur, ndërkohë që ai nuk harroi që “të shponte” Kristiano Ronaldon.

“Ajo që po ndodh rreth futbollit, është një çmenduri e vërtetë. Ku po

shkon kjo çmenduri, kemi lojtarë që vlejnë 300 milionë euro? Cfarë po ndodh kështu? Dua që të tregohem i hapur, futbolli, më parë, ka qenë shumë më i mirë dhe më i bukur sesa tani”, vuri në dukje Toti para gazetarëve, duke vazhduar më tej: “Sidoqoftë, Mesi është më i miri në botë, por mos i thoni gjë Ronaldos!”, tha Françesko Toti, duke qeshur.

Sfidanti.al