“Rrjedhja e radhës nga trutë” vjen nga Italia, por pritet të shkojë drejt Francës. Quhet Sergej Milinkoviç-Saviç dhe luan për Lacion në Serinë A, ndërsa sipas mediave, atë e kërkon Paris SG. Klubi që po trondit ekuilibrat financiarë të futbollit mësohet se paska gati një ofertë prej 170 milionë eurosh për sulmuesin serb.
E shkruan “Il Korriere delo Sport”, që komenton se drejtuesit e Lacios janë shumë të habitur nga kjo që kanë dëgjuar. Igli Tare apo drejtues të tjerë mësohet se kanë thënë që “vetëm Nejmar e Mbape janë vlerësuar më shumë”. Nëse kjo ofertë ekziston, atëherë vështirë që Lacio ta mbajë Milinkoviç-Saviçin, aq më tepër që me 170 milionë euro mund të merren përforcime të mëdha.
Sfidanti.al