Milani jep çmimin për Bonuçin, jo më pak se 40 milionë euro

Leonardo Bonuçi, sezonin e kaluar, erdhi te Milani nga Juventusi, pasi për të u paguan 42 milionë euro, por vetëm mbas vetëm një sezoni me bluzën kuqezi, ka shumë mundësi që ky stoper italian të largohet nga “San Siro”. Thuhet se Bonuçi, përmes agjentit të vet, i ka kërkuar transferimin kryesisë së Milanit, ndërkohë që janë përhapur lajme se ai ka rënë dakord me PSZH-në që të bashkohet me këtë klub francez dhe se vetëm pritet që Milani të pranojë ofertën e “të shenjtëve”.

“Football Italia” njofton se te Milani janë gati që ta shesin Bonuçin, por jo më pak se 40 milionë euro. Këto para, në fakt, do t’i bënin mjaft punë Milanit, për shkak të problemeve që ai ka pasur me rregullat financiare fair play.

Agjenti i Bonuçit, Alesandro Luçi, konfirmoi se ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të PSZH-së, por pa hyrë në hollësira.

Sfidanti.al