Në grevën e FIAT-i për Ronaldon dolën gjithsej… pesë punëtorë!

Dështoi greva e paralajmëruar e punëtorëve të FIAT-it, për shkak të vendimit të drejtuesve të kompanisë së tyre që të subvencionojnë transferimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi.

Përfaqësuesit e sindikatës së FIAT-it nuk e pritën aspak mirë faktin se kompania e tyre do të paguante një shumë të madhe për blerjen e Ronaldos nga Reali, kështu që paralajmëruan zhvillimin e një greve nga ana e punëtorëve të kësaj kompanie të madhe të njohur të prodhimit të automobilave. Por, megjithatë, greva pësoi fiasko, pasi vetëm pesë punëtorë në Melfi, në jug të Italisë, ku ndodhet një fabrikë e FIAT-it, morën pjesë në grevë.

Me këtë rast, FIAT-i publikoi njoftimin e mëposhtëm: “Në grevë morën pjesë vetëm 0,3 për qind të punëtorëve që do të thotë se për ata që e organizuan grevën, rëndësi kanë vetëm interest personale”.

Ronaldo u bë futbollisti më i shtrenjtë në Serinë A me një pagë prej 30 milionë eurosh në vit, ndërkohë që FIAT-i do të sigurojë një pjesë të madhe të kësaj shume.

Sfidanti.al