Lajmi më i keq për Sitin, Halandi në dyshim për Arsenalin

Sulmuesi norvegjez pati një problem fizik gjatë ndeshjes ndaj Aston Vilës (në foto), dhe shqetësimi është i madh për kampionët. Erling Halandi jo vetëm që nuk arriti të shënonte kundër ekipit nga Birmingemi, por edhe doli nga fusha që në 46’ i zëvendësuar nga Hulian Alvarezi. Mediat angleze shkruajnë se ai është në dyshim të madh për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Arsenalit në Premier Ligë, që mund të vendosë jo pak në garën për titullin.

Sfidanti.al