Vazhdojnë të jenë të dalluar dhe nuk mungojnë thuajse asnjëherë. Në Kroaci dhe Itali, lojtarët shqiptarë patën kontributin e tyre edhe këtë herë, siç ndodhi me Indrit Tucin për Lokomotivën e Zagrebit në Ligën e Parë kroate. Sulmuesi i Shpresave nuk e nisi ndeshjen titullar, por kjo nuk e pengoi. Në vetëm 20 minuta lojë, ai realizoi golin e katërt për kryeqytetasit në fitoren 4-0 në fushën e Shibenikut. Toçi ka 5 rrjeta në elitën e Kroacisë këtë sezon. Titullar për Lokomotivën ishte mbrojtësi shqiptar Jon Mersinaj.
Sfidanti.al